Kryeministri grek: Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme…

vovalbania July 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri grek: Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme…

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve.

Zjarret e egra janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti frekuencën dhe intensitetin e tyre.

Fundjavën që shkoi, dhjetëra zjarre shpërthyen në të gjithë Greqinë, përfshirë dy afër kryeqytetit Athinë.

“Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme… kohë më të vështira janë para nesh”, tha Mitsotakis duke iu drejtuar kabinetit të tij.

“Kemi pasur një qershor shumë të vështirë për sa u përket kushteve të motit, me thatësira ​të mëdha dhe me erëra jashtëzakonisht të fuqishme për sezonin”, tha ai dhe i vlerësoi lart zjarrfikësit që arritën t’i frenonin zjarret e fundjavës.

Greqia i rriti përgatitjet për këtë vit, duke punësuar më shumë staf, pasi, vitin e kaluar, zjarret në pyje detyruan rreth 19.000 njerëz të largoheshin nga ishulli i Rodosit dhe shkaktuan vdekjen e rreth 20 personave në veri të vendit.

“Publiku, gjithashtu, duhet të përfshihet në këtë mbrojtje kolektive kundër rreziqeve natyrore”, tha Mitsotakis.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE