Ndryshon lista e barnave me rimbursim, zv. ministri: Do futen ilaçe të reja, edhe për sëmundjet tumorale!

vovalbania July 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshon lista e barnave me rimbursim, zv. ministri: Do futen ilaçe të reja, edhe për sëmundjet tumorale!

Lista e barnave me rimbursim do të shtohet me medikamente për trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Teksa Shërbimi i Onkologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është përfshirë në skandalin e dozave të pjesshme të kimioterpaisë apo drejtimin e pacientëve drejt klinikave private, zv.ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka ka njoftuar rishikimin e listës gjatë vitit 2024 dhe futjen e ilaçeve për diagnoza pjesërisht apo aspak të mbuluara, ndonëse nuk dha detaje konkrete mbi numrin e tyre, shkruan scan.

Rishikimi i listës së barnave me rimbursim vjen pas 2 vitesh që ajo nuk ka pësuar asnjë ndryshim, çka bëri që Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të thërrasë në seancë dëgjimore publike përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale dhe të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Mbledhja e komisionit nisi me debate për skandalin në Shërbimin e Onkologjisë, teksa pas diskutimeve të forta mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, u dakordësua të zhvillohet një dëgjesë me përfaqësues të spitalit Onkologjik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, lista e re duhet të miratohet në ministri e më pas në qeveri, përpara se të hyjë në fuqi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE