Për ju që e drejtoni makinën zbathur ose me shapka, ja çfarë duhet të dini!
Me muajt e verës ndryshojnë edhe zakonet tona, ndaj kalojmë nga këpucët e rënda dimërore në ato më komode. Shumë prej jush me siguri duan të drejtojnë makinën me shapka ose zbathur por kjo nuk është një zgjidhje e mirë për sigurinë në trafik. Me pantofla ose sandale, ekziston rreziku që pedali të ngecë midis këpucës dhe këmbës. Klubet evropiane të makinave kanë hulumtuar rregullat e trafikut në shtete dhe kanë mbledhur informacione për dënimet për një ngasje të tillë.
Në Belgjikë, Bosnje-Hercegovinë, Danimarkë, Finlandë dhe Luksemburg nuk ka rregulla të veçanta për drejtimin e makinës me këpucë ose zbathur. Në Republikën Çeke, drejtuesit e automjeteve duhet të mbajnë këpucë gjatë drejtimit të makinës. Në Itali, nuk ka rregulla, por ka një problem sepse në rast aksidenti nëse një punonjës policie konstaton se keni këpucë të papërshtatshme dhe e regjistron atë, kompania e sigurimeve mund t’ju refuzojë pagesën.
Në Gjermani, me ligj, shoferi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të mundësuar drejtimin e sigurt të makinës. Dënimi nuk është i përcaktuar, por është e mundur humbja e një pjese të të drejtave të sigurimit nëse ndodh një aksident. Në Spanjë është e ndaluar të ngasësh me shapka ose zbathur. Gjoba është 80 euro. Nuk ka asnjë ndalim të qartë në Slloveni dhe nëse policët ju kapin ata vetëm do t’ju paralajmërojnë se duhet të vishni këpucë më të forta. Në Hungari nuk ka rregulla, pra nuk janë të shkruara në ligj, por në rast aksidenti shoferi mund të mbajë përgjegjësi nëse nuk ka pasur këpucët e duhura në këmbë.
Në Holandë policia nuk mund t’ju gjobisë npor nëse ndodh një aksident vlerësohen të gjitha detajet, ndaj ka mundësi që edhe këpucët të luajnë një rol në konstatimin e fajit. Në Austri, nëse policia konstaton se aksidenti mund të ishte shmangur me një lloj tjetër të këpucëve, mund të fillohet procedura kundër shoferit. Në Britaninë e Madhe, shapkat dhe ngasja zbathur nuk janë specifikuar në mënyrë specifike, por Akti i Sigurisë Rrugore thotë se shoferi duhet të ketë këpucë që ta lejojnë të drejtojë me siguri.