Përcakton nëse do ta fitoni vendin e punës, e kemi fjalën për testin e filxhanit të kafesë!

vovalbania July 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përcakton nëse do ta fitoni vendin e punës, e kemi fjalën për testin e filxhanit të kafesë!

Në një ‘podcast’ biznesi, “The Ventures”, menaxheri i SiteMinder, Trent Innes zbulon se përdor një teknikë të veçantë për të kuptuar nëse kandidati është i duhuri; testi i filxhanit të kafesë. Kandidati dhe Innes nisin të bëjnë një tur të vogël, më pas menaxheri ndalon në kuzhinë dhe i ofron kafe.  “Më pas kthehemi, zhvillojmë intervistën. Një nga gjërat që shoh në fund të intervistës, është a do ta kthejë kandidati filxhanin bosh në kuzhinë?” Sipas Trent, nëse dikush nuk vendos filxhanin në lavaman apo thjesht ta shpëlajë, nuk do të jetë një punonjës i mirë. “Mund të zhvillosh aftësi, të mësosh dhe fitosh eksperiencë, por bëhet fjalë për sjelljen dhe ajo që ne flasim për konceptin e larjes së filaxhanit.”

Menaxheri shton se kjo është përgjegjshmëria për ambientin rrethues dhe vlerëson vullnetin e kandidatit për ta bërë vetë këtë veprim. Ai thotë se kjo tregon njerëz me mentalitetin e përgjegjësisë, por nuk është gjithnjë e suksesshme. Në statistikë, vetëm 10% nuk e kanë kaluar provën. Ka disa metoda që punëdhënësit përdorin për të vlerësuar kandidatët.

Kjo nis me vëzhgimin e gjuhës së trupit gjatë përgjigjeve apo lënia në pritje për një kohë të gjatë për të parë reagimin dhe sa gjatë do të durojë kandidati. Disa punëdhënës madje edhe shkojnë t’i takojnë pa u prezantuar dhe bëjnë biseda të zakonshme për të parë sjelljen përtej intervistës formale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE