Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit dënon Arbër Paplekajn!

vovalbania July 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit dënon Arbër Paplekajn!

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm dënon me 7 vjet  burgim  Arbër Paplekaj për vrasjen e mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani me 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ndërkohë dy ish-zëvendës drejtorët e policisë Elbasan dhe efektivët e tjerë janë cilësuar të pafajshëm.

Gjykata e Apelit ka arsyetuar në dhënien e vendimit se vrasja e Pjerin Xhuvanit nga ish-efektivi i RENEA-s është kryer në kushtet e gjendjes së rënduar psikike.

Kujtojmë që Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Paplekajn me 22 vite burg.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më  21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD.

Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja e tij dhe u plagosën 4 persona të tjerë; Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Arbër Paplekaj ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE