“Kurrë në jetë nuk i kam çuar pacientët te privati…”/ Mjekja Alketa Pere: Jam qelibare!

vovalbania July 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kurrë në jetë nuk i kam çuar pacientët te privati…”/ Mjekja Alketa Pere: Jam qelibare!

Mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere është e ftuar në Top Story në Top Channel këtë të martë. Duket se ajo po tregon versionin e saj lidhur me ngjarjet, teksa skandali tek Onkologjiku ka qenë në krye të vëmendjes mediatike gjatë këtyre ditëve!

Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid s’e ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.

Ndër të tjera, mjekja Alketa Pere u shpreh:

I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time s’i kam thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE