Kush do ta fitojë Euro 2024?! Jurgen Klopp zbulon favoritët për trofeun!

vovalbania July 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush do ta fitojë Euro 2024?! Jurgen Klopp zbulon favoritët për trofeun!

Euro 2024 ka tërhequr vëmendjen e thuajse gjithë globit në këto javë, me spektaklin futbollistik që zhvillohet në Europë i cili ka nisur edhe fazën me eliminim direkt të tij. Dhe normalisht një ndjekës i zjarrtë i tij është edhe Jurgen Klopp, ndonëse është zyrtarisht me pushime pas largimit nga Liverpuli.

I pranishëm në një turne amator tenisi në Majorka, trajneri gjerman është pikasur nga mediat vendase dhe nuk i është shmangur një prononcimi të shkurtër pikërisht rreth aktivitetit që po zhvillohet këto ditë në Gjermani.

“Favoritët? Për momentin duhet se Spanja mund t’ia dalë. Gjermania është e mirë, Franca është e mirë dhe Anglia padyshim që do të përmirësohet”, ishin fjalët e Klop rreth emrave që sheh si favoritë për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64051 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE