“Ky është Europiani i fundit”/ Pas humbjes së penalltisë, Cristiano Ronaldo bën deklaratën e papritur!

vovalbania July 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ky është Europiani i fundit”/ Pas humbjes së penalltisë, Cristiano Ronaldo bën deklaratën e papritur!

Portugalia kaloi në fazën çerekfinale të Euro 2024, teksa luzitanët u treguan të saktë nga lotaria e 11-metërshave përballë Sllovenisë, duke qenë se koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën me rrjeta të paprekura me rezultatin 0-0. Në fakt, Portugalia e pati shansin e artë për ta mbyllur më parë ndeshjen teksa në fundin e shtesës së parë, Cristiano Ronaldo goditi një 11-metërsh.

Por, si rrallëherë, CR7 gaboi dhe u hipnotizua nga Oblak. 39-vjeçari e përjetoi shumë keq atë moment, madje nuk mundi të shmante as lotët. Pas ndeshjes, Ronaldo theksoi se u ndje keq për tifozët që i zhgënjeu ndërsa shtoi se për të, ky është Europiani i fundit. Ronaldo u shpreh:

Sigurisht që ky është Europiani i fundit për mua. Por, unë nuk motivohem nga ky fakt, ajo që më mua më motivon dhe më shtyn përpara është entuziazmi. Penalltia e gabuar? Më vjen keq për tifozët. Unë do të jap gjithnjë maksimumin për këtë fanellë, pavarësisht nëse gaboj apo jo. Do ta bëj këtë për të gjithë jetën time. Jam nga ata që marrin përgjegjësi.

Së fundmi ristiano Ronaldo u ankua në një intervistë të fundit për “Will To Act” për shpenzimet e djalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo Jr., të cilat duket se janë shumë të larta. “Ai shpenzon mbi 35 mijë euro në javë për prerje flokësh, veshje, restorante dhe për të dashurat e tij. E di që është i ri dhe dëshiron gjithçka, por mendoj se është shumë për një fëmijë të moshës së tij”-tha ylli i futbollit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE