Projektet e bashkëpunimit ndërkufitar me Greqinë, 5 qarqe përfituese!

vovalbania July 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Projektet e bashkëpunimit ndërkufitar me Greqinë, 5 qarqe përfituese!

Komisioni për Sigurinë Kombëtare diskutoi e miratoi marrëveshjen e financimit mes Republikës së Shqipërisë, Greqisë dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA Greqi-Shqipëri 2021-2027.

Akordi që parashikon alokimin e një granti nga Komisioni Europian me vlerë 33.31 milion euro, ku 26.65 milion do të financohen nga BE-ja dhe pjesa tjetër do të jetë bashkëfinancim i të dyja vendeve, u prezantua në Komisionin për Sigurinë Kombëtare nga zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello.

Bello tha se projekti do të shtrijë efektet nga ishujt e Jonit në Greqi deri në brigjet e Adriatikut në Fier. Pjesë e projektit janë 34 mijë hektarë tokë e përfshihen 5 qarqe.

Objektivi i programit është të mbështesë rajonet ndërkufitare mes Shqipërisë e Greqisë, për një tranzicion të qetë e të integruar drejt ekonomive më të qëndrueshme, për të kapërcyer pabarazitë e për të krijuar një menaxhim më të mirë ndërkufitar.

Ka një sipërfaqe rreth 34 mijë km katror, nga të cilat 20 mijë në zonën ndërkufitare të Greqisë dhe afërsisht 14 mijë në të Shqipërisë. Më konkretisht, zonat ndërkufitare në pjesën shqiptare që do të jenë përfituese të këtij programi janë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Beratit dhe Fierit.

Sipas Bellos, programi është hartuar nga strukturat kombëtare të të dyja vendeve përmes një komiteti të përbashkët të programimit në bashkëpunim me Komisionin Europian.

Evidentimi i prioriteteve ka ardhur si pasojë e sfidave kryesore të përbashkëta, duke marrë parasysh ndryshimet ekonomike, sociale, territoriale, si dhe nevojat për investime të përbashkëta e mësimet që dalin prej përvojave të kaluara.

Miratimi i marrëveshjes financiare do të mundësojë zbatimin e përbashkët të projekteve si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi, duke mundësuar një zhvillim gati të unifikuar të zonave ndërkufitare. Kjo përmes promovimit të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimit ndaj rrezikut nga fatkeqësitë, menaxhimit të qëndrueshëm të ujit, kalimit drejt një ekonomie qarkulluese, mbrojtjes së natyrës, biodiversitetit e infrastrukturës së gjelbërt, si dhe reduktimit të të gjitha formave të ndotjes.

Përfitues të këtij programi janë autoritete vendore, persona juridike, OJQ, sipërmarrës ekonomikë të vegjël apo të mesëm, pushtete vendore, institucione, agjenci të zhvillimit dhe shoqatat e biznesit, fermerëve, etj. Aplikimet për projektet do të jenë të hapura dhe për akses. Programi do të zbatohet në menaxhimet ë përbashkët mes KE-së e Greqisë.

Vendet pjesëmarrëse do të ngrenë një sistem të përbashkët menaxhimi, koordinimin dhe mbikëqyrjen e programit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE