Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj…
Përveçse e bën të shëmtuar pamjen, gërvishtja e makinës mund të jetë edhe një shpenzim serioz për xhepin. Së fundmi, një burrë ka ndarë një këshillë në TikTok që shoferët do ta vlerësojnë. Ai ndau një metodë të shkëlqyer për të hequr gërvishtjet e makinës, duke përdorur dy përbërës të zakonshëm që të gjithë i kemi në kuzhinë.
How to remove car scratches
Kjo video ka marrë më shumë se 12 milionë shikime. “Vaji i kokosit dhe uthulla e bardhë janë gjithçka që ju nevojitet. Përziejini dhe fshijini zonën ku keni gërvishtje”-tha përdoruesi i TikTok-ut që u prezantua si Viktor. Në këtë video virale, një i ri dëmton qëllimisht makinën e tij të shtrenjtë me një thikë të mprehtë, më pas bën përzierjen që përmendi nga këta dy përbërës dhe e aplikon në pjesën e dëmtuar të makinës me një leckë.
Ekspertët në LeaseCar sugjerojnë se sende të tjera shtëpiake mund të funksionojnë gjithashtu, duke përfshirë pastën e dhëmbëve. Jo të gjitha gërvishtjet e makinave kanë nevojë të riparohen nga profesionistë, pasi ato mund të riparohen lehtësisht me disa procedura të thjeshta.