Britanikët drej kutive të votimit, përpjekjet e fundit të 2 liderëve kryesorë!

vovalbania July 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britanikët drej kutive të votimit, përpjekjet e fundit të 2 liderëve kryesorë!

“Kemi kaluar 14 vite kaos, përçarje dhe dështim. Nesër do të zgjedhim për t’i dhënë një fund gjithë kësaj, do të votojmë për të kthyer faqen dhe për të nisur rindërtimin”.

Ka qenë ky mesazhi që ka përcjellë një ditë përpara zgjedhjeve kandidati laburist për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Sipas tij, nëse konservatorët fitojnë më 4 korrik, atëherë 5 vitet e ardhshme do të jenë njësoj me ato të kaluara dhe kjo ra në sy edhe gjatë fushatës së tyre.

“Ata huazuan programin e Liz Truss në fushatë duke folur për shkurtime të pabaza taksash dhe natën e kaluar dëbuan Boris Johnson. Kaosin, përçarjen dhe dështimin ata sapo e ekspozuan në fushatën e tyre”, ka thënë Starmer.

Ai paralajmëroi anëtarët e partisë së tij se ka ende votues të pavendosur në disa njësi bashkiake. Bëhet fjalë për pak qindra vota, por që mund të bëjnë ndryshimin.

“Dhe ndryshimi vjen vetëm nëse ju votoni për të”, vijoi Starmer.

Ajo çfarë tensionoi fushatën ishin komentet e bëra nga një ministër i kabinetit të konservatorëve, që thoshte se laburistët kanë të gjitha mundësitë të fitojnë një mazhorancë të gjerë.

“Duke parë se si janë gjërat, gjasat janë që ata të marrin mazhorancën më të madhe në histori”, deklaroi ministri për Punën dhe Pensionet, Mel Stride.

Por kryeministri në ikje, Rishi Sunak e ka kufizuar peshën e fjalëve të tij. Sipas tij, ministri Stride nuk donte të thoshte këtë.

“Ajo që bëri ministri ishte një paralajmërim se çfarë do të thotë për njerëzit një mazhorancë shumë e madhe dhe e pakontrolluar”, tha Sunak.

Ai theksoi se po lufton fort për të siguruar çdo votë dhe nënvizoi se nga analizat janë vetëm 130 mijë votues që mund të bëjnë diferencën në këtë proces.

“Ndaj, kujtdo që mendon se zgjedhjet janë një çështje e mbyllur, i them se nuk është kështu”, tha Sunak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE