Chiara Ferragni harron Fedez, “kapet mat” me të dashurin e ri në plazh!

vovalbania July 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Chiara Ferragni harron Fedez, “kapet mat” me të dashurin e ri në plazh!

Chiara Ferragni duket se e ka lënë pas ndarjen nga Fedez dhe ka nisur një lidhje të re. Prej pak ditësh kishin nisur thashethemet që ajo ishte në një lidhje me mjekun Andrea Bisciotti. E tashmë, dyshimet janë shuar. Në disa foto që janë publikuar nga revista e përjavshme Diva dhe Donna, dyshja janë parë pranë njëri-tjetrit.

Lajmi vjen pak kohë pasi reperi Fedez u pa shumë pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo. Ata u shfaqën më pas në të njëjtin jaht, nga ku Fedez postoi në Instagram të modeles 20-vjeçare e veshur me një fustan të bardhë.

Andrea Bisciotti është 31 vjeç, pra 6 vite më i ri se Chiara. Ai është me origjinë nga Pontremoli dhe punon për spitalin “Humanitas” në Milano. Sipas thashethemeve, ai dhe Chiara kanë vetëm pak javë që kanë nisur historinë e dashurisë, të cilën po përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes së medias dhe komenteve. Supozohet se familjarët dhe miqtë e tyre të përbashkët janë në dijeni të lidhjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE