E dimë që e keni të vështirë t’i rezistoni, por ja se pse nuk duhet fjetur me kondicioner të ndezur gjatë verës!

vovalbania July 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E dimë që e keni të vështirë t’i rezistoni, por ja se pse nuk duhet fjetur me kondicioner të ndezur gjatë verës!

Kondicionerët janë të domosdoshëm në shtëpi gjatë ditëve dhe netëve të nxehta të verës. Shpesh, shumë njerëz flenë në një dhomë me kondicioner të ndezur, për të shpëtuar nga djersitja, zgjimet e vazhdueshme dhe shqetësimet që sjellin netë të tilla të nxehta.

Temperaturat në verë shpesh i kalojnë 35 gradë Celsius, por shumë mjekë paralajmërojnë se nuk është e shëndetshme që temperatura në dhomë të jetë dukshëm më e ulët se jashtë. Ekspertët nuk e rekomandojnë gjumin me kondicioner të ndezur dhe nënvizojnë se është e rëndësishme që dhomat të freskohen para se të shkoni në shtrat.

Domethënë ju mund të përdorni kondicionerin që ndodhet në një dhomë tjetër ose të ftohni dhomën e gjumit nëse ka kondicioner dhe më pas ta fikni. Gjumi nën ajër të kondicionuar mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore si ngurtësim i kockave dhe muskujve ose sëmundje të frymëmarrjes. Foshnjat dhe pacientët kronikë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ajrit të ftohtë.

Një detaj tjetër i rëndësishëm që shumë e harrojnë është edhe pastrimi i rregullt i kondicionerit. Nëse kondicioneri nuk pastrohet, mund të shkaktojë probleme të tilla si astma te grupet e ndjeshme si astmatikët dhe fëmijët, si dhe mund të ndikojë negativisht tek njerëzit e shëndetshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE