Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, humb jetën 35-vjeçari!

vovalbania July 04, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, humb jetën 35-vjeçari!

Një 35-vjeçar gjeti vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës, në një aksident fatal në orët e para të mëngjesit. Viktima po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin e mjetit e përfundoi jashtë rruge. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi policor:

Në datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R.T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R.T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky nuk ishte i vetmi aksident rrugor për sot. Në aksin Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj, një furgon u përplas me një autoveturë dhe u përmbysën duke dalë jashtë rruge. Tre persona u lënduan, njëri në gjendje më të rëndë. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Në prill, numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prillin e vitit 2023, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave. Referuar publikimit si 4-mujor, në total, numri i aksidenteve ishte 500 nga 332 që rezultoi në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në publikimin e INSTAT-it thuhet:

Në muajin prill të vitit 2024 numërohen 123 aksidente rrugore, nga të cilët 164 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë 4-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,8 për 100 aksidente, nga 17,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas një periudhe me ulje aksidentesh, kryesisht e vënë re gjatë vitit të shkuar, duket se këtë vit, tendenca është në drejtim të kundërt, ku muaj pas muaji, aksidentet rrugore kanë shënuar rritje. Shkak kryesor për aksidentet po sipas të dhënave, vlerësohet se është sjellja e shoferëve në timon, ndërkohë që grupmosha më problematike vlerësohet se është ajo mes 25 e 34 vjeç.

Aksidentet rrugore, në 84,6% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 29,3% të totalit.

Në muajin prill 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditëve të hëna me 23,5%, ndërsa më i ulëti, ditëve të shtuna, me 9,8%. Po ashtu, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 21,1% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE