Arrestohet Ilir Beqaj!

vovalbania July 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet Ilir Beqaj!

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në pranga ranë dhe dy persona të tjerë.  Avokati i Beqajt konfirmoi arrestimin e tij ndërsa mësohet se operacioni u krye nga Policia e Tiranës.

Momentalisht, ndaj ish-ministrit Beqaj janë dy dosje, ajo e koncesionarit të Sterilizimit, për të cilën po hetohet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjehe” për “Shpërdorim detyre” lidhur me  kontratën koncensionare të Sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

E dyta, ka të bëjë me abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e Sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët gjenden në paraburgim. SPAK-u i akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të Sterilizimit me vlerë 100 milion euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga Rrapaj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE