“Në Big Brother të gjithë gjejnë veten…”/ Ledion Liço: Jam i lumtur dhe i befasuar…
I ftuar në këtë episod të “Back to the Beginning” me Kozeta Kurti, ishte Ledion Liço, për të folur për fillimet e karrierës, drejtimin e Top Albania Radio-s, prezantimin e “Big Brother Vip” dhe themelimin e Top Channel Films. Shumë e kanë quajtur fituesin e “BBV3”, por si shprehet Ledioni lidhur me pritjen që iu bë nga publiku?
Unë jam shumë i lumtur dhe vazhdoj të jem i befasuar nga një pritje që as nuk e mendoja, në kuptimin e dashamirësisë që publiku ka patur. Kam përshtypjen që mbase pritshmëritë ishin shumë të ulëta dhe prandaj befasia ishte e madhe dhe do jetë e vështirë për mua në raport me mua ta mbaj në sezonin e ri.
Pse është Big Brother një program aq i dashur për publikun sipas Ledionit? Ai shprehet:
Ai eksperiment social na tregon një rrugë për të pranuar veten. Thashethemet janë kudo, pjesë e gjithçkaje tjetër. Big Brother është një program që merret me të vërtetat që nuk i kemi thënë dot, në një kuptim është një lloj pasqyre e shoqërisë. Ne kemi këtë idenë në kokë që një artist nuk duhet të thotë fjalë të pista… Kur shikon Big Brother në një kuptim shikon veten, aq pak ti e gjen veten, prandaj njerëzit bëhen aq tifozë, në një kuptim bëjnë tifozllëk për veten e tyre, sepse ajo është e vërteta, nuk është një skenar…