Parashikimi i motit për sot, e enjte, 4 korrik 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet kodrinore-malore. Kryesisht në orët e mesditës, në relievet kodrinore-malore të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët.
Në zonën e juglindjes (kryesisht qarku Korçë), në periudha afatshkurtra, reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Mjegullinë dhe shikim të reduktuar ka në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim veriperëndim-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale, era bëhet relativisht intensive e me shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
21/32
Diell re
Kukës
17/31
Diell re shi
Lezhë
21/32
Diell re
Dibër
15/29
Diell re shi
Durrës
19/32
Diell re
Tiranë
20/32
Diell re
Elbasan
17/31
Diell re shi
Berat
17/32
Diell re shi
Vlorë
19/32
Diell re
Korçë
14/28
Diell re shi
Gjirokastër
16/32
Diell re shi
Sarandë
20/32
Diell re