5 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimet e tyre

vovalbania July 05, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
5 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimet e tyre

Të gjithë e kanë parë atë endrrën ku jeni duke u ndjekur nga dikush që nuk e njihni. Ju bërtisni, por asgjë nuk del dhe papritur zgjoheni. Çfarë do të thotë kjo?

Ja disa nga kuptimet e ëndrrave që shihni më shpesh:

1. Ëndrrat sikur bie nga një lartësi

Ëndrrat për rënien nga lartësi të mëdha janë shumë të zakonshme. Ndryshe nga miti që nëse prek tokën në ëndërr, do të ndodhë diçka e keqe në realitet, këto ëndrra shpesh simbolizojnë ndjesinë e humbjes së kontrollit ose ndjenjën e mbingarkesës në ndonjë aspekt të jetës suaj.

2. Ëndrrat sikur del lakuriq në publik

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ëndrrat e sikletshme ku shfaqeni në shkollë ose në zyrë lakuriq? Mos u shqetësoni. Këto ëndrra janë shumë të zakonshme. Penney Peirce, autorja e “Dream Dictionary for Dummies,” sugjeron se këto ëndrra mund të tregojnë se keni frikë që pasiguritë tuaja të shfaqen.

3. Ëndrrat sikur dikush ju ndjek

Ëndrrat që dikush i njohur ose i panjohur ju përndjek mund të jenë të frikshme. Interpretuesit e ëndrrave shpesh sugjerojnë se këto ëndrra nënkuptojnë që po përpiqeni të shmangni diçka në jetën tuaj të përditshme. Tony Crisp, autori i “Dream Dictionary,” sugjeron se të të ndjekin në ëndërr mund të tregojë një dëshirë për të shpëtuar nga frikërat ose dëshirat tuaja.

Çelësi për të kuptuar se çfarë mund të nënkuptojë një ëndërr e tillë varet pjesërisht nga identiteti i atij që po ju ndjek.

Nëse është:

Një kafshë: Mund të jeni duke fshehur nga zemërimi, pasionet dhe ndjenjat tuaja.

Një i panjohur: Nëse ai që po ju ndjek është një figurë misterioze dhe e panjohur, mund të përfaqësojë një përvojë fëmijërie ose traumë të kaluar.

Një person i seksit të kundërt: Kjo mund të simbolizojë faktin që keni frikë nga dashuria ose jeni i trazuar nga një marrëdhënie e kaluar.

4. Ëndrrat për vdekjen

Vdekja është një tjetër subjekt i zakonshëm i ëndrrave dhe mund të jetë veçanërisht shqetësues. Endrrat variojnë që nga ato për vdekjen e një personi të dashur ose edhe për vetë vdekjen tuaj. Interpretimet sugjerojnë që ëndrrat e tilla reflektojnë ankth për ndryshimet ose frikën nga e panjohura.

5. Ëndrrat për shtatzëninë

Interpretuesit e ëndrrave shpesh sugjerojnë që ëndrrat për shtatzëninë përfaqësojnë gjithçka që nga krijimtaria e deri te frika. David C. Lohff beson se ëndrrat për shtatzëninë ndonjëherë mund të përfaqësojnë frikën e një gruaje për të qenë një nënë e papërshtatshme.

Autori Tony Crisp ka një këndvështrim tjetër, duke sugjeruar se ëndrrat për shtatzëninë tregojnë se ëndërruesi po shkon në nivele të tjera në një marrëdhënie. Ndërsa interpretuesi i ëndrrave Russell Grant, shprehet se këto ëndrra parashikojnë kohë të vështira.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE