Çiljeta rrëfen momentin prekës kur dëgjoi lajmin e ndarjes nga jeta të gruas së Albanit

vovalbania July 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çiljeta rrëfen momentin prekës kur dëgjoi lajmin e ndarjes nga jeta të gruas së Albanit

Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin rastësisht. Kështu duket të jetë edhe historia e lidhjes së dashurisë së Çiljetës dhe Albanit, të cilët jetojnë sot të lumtur bashkë me dy djemtë e tyre.

Në “Podcast” me Mira Kazhanin, Çiljeta ka rrëfyer momentin kur ka lexuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëshortes së Albanit, në kohën kur nuk e njihte fare atë.

“Kur ka ndodhur fatkeqësia në jetën e Albanit, nuk e njihja fare. Nuk merrja vesh fare nga sporti. Kur kam lexuar kam ndjerë dhimbje shpirtërore. Kam marrë një cigare në dorë. Kam thënë, po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajzës”, tha Çiljeta.

Ajo tha se një vit e gjysmë më pas ka njohur Albanin. “Ia kam thënë edhe Albanit këtë gjë. Pas një viti e gjysmë Zoti na miksoi kështu rastësisht. Sikur ti ke shprehur një gjë nga dhimbja e shpirtit tënd dhe sikur Zoti e ka dëgjuar dhe ka thënë, po i bashkoj bashkë”, deklaroi ajo.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE