Euro 2024/ Spanja mposht 2-1 Gjermaninë pas 120 minutash!

vovalbania July 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro 2024/ Spanja mposht 2-1 Gjermaninë pas 120 minutash!

Spanja fitoi 2-1 kundër Gjermanisë pas 120 minutave lojë dhe shkon në gjysmëfinalet e Euro 2024. Olmo dhe Merino shënuan për iberikët, ndërsa Wirtz shënoi për gjermanët. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Spanja shënoi vetëm një minutë nga fundi i shtesës prej 30 minutash, pa e dërguar ndeshjen drejt penalltive.

Kjo është ndeshja e 27-të mes tyre në histori, me raportet që janë në balancë. Nëntë fitore ka Gjermania, tetë Spanja dhe nëntë duele kanë dalë barazim.

Iberikët eliminuan gjermanët në 2008 dhe 2010 dhe në të dyja rastet fituan Evropianin dhe Kupën e Botës, ndaj ky do ishte një moment i mirë për të “marrë hak” kundër një ekipi rival.

Tanimë Luis de la Fuente dhe Julian Nagelsmann kanë zbardhur titullarët. Përballja gjykohet nga anglezi Anthony Taylor.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Morata, Nico Williams.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Raum; Emre Can, Kroos; Musiala, Guendogan, Sane; Havertz.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64077 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE