GJKKO-ja merr vendimin për Laert Haxhiun!

vovalbania July 05, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO-ja merr vendimin për Laert Haxhiun!

Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e “Arrestit me burg” për Laert Haxhiun, i dënuar me burg përjetë nga Shkalla e Parë për “Masakrën e Lushnjës”, ngjarje e shënuar në shtator të vitit 2017 dhe për ngjarjet e tjera, në të cilat është përfshirë 32-vjeçari, sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Seancat në GJKKO u bënë të ndara ndërsa vetë Haxhiu e avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues edhe për ngjarjen e Lushnjës e për dëshmitë e Tafanit duke pretenduar se nuk kanë njohje me të.

NJOFTIM PËR MEDIAT:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 04.07.2024 Nr. Regj.Them. 72, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin nr. 106, datë 25.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, vazhduar me vendimin nr. 86, dt. 02.08.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj: të pandehurit Laert Haxhiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 22, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Bujar Turku dhe MariusXhepexhiu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 22 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim në veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 274,në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/l i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuarme trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, AtalantaZeqiraj dhe BibNdreca, bazuar në nenet nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale,me vendimin Nr.72, datë 07.07.2024, vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj të pandehurit Laert Haxhiu,i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 22, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Bujar Turku dhe MariusXhepexhiu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 22 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim në veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 274,në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/l i Kodit Penal.
Urdhërohet Policia Gjyqësore, që i pandehuri Laert Haxhiu, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës. /Tiranë më datë 07.07.2024/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE