Hapet sot tuneli i Llogorasë, Rama: Ndryshon udhëtimin drejt jugut!

vovalbania July 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapet sot tuneli i Llogorasë, Rama: Ndryshon udhëtimin drejt jugut!

Tuneli i Llogorasë hapet sot për qarkullimin e mjeteve. Në orën 10:00 zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tunelit më të gjatë në vendin tonë. Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, pritet që vepra të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga tuneli i Llogorasë teksa shkroi se është një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut”.

Ky tunel, fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Vepra ka një gjatësi totale prej 7.42 kilometrash.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në të gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

Tuneli i Llogorasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë. Ai shkurton ndjeshëm distancën nga Dukati në Palasë nga 40-45 minuta, në vetëm 7-8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për një orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE