Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, digjen goma makinash!

vovalbania July 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, digjen goma makinash!

Përpara Bashkisë së Tiranës sot u zhvillua protesta e radhës e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, si dhe Partisë së  Lirisë, ndërsa grupimet opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të 5 drejtorëve të bashkisë. Protestuesit vendosën goma para bashkisë të cilave u vunë flakën, ndërkohë që Policia bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Protestuesit përdorën edhe kapsolla, vezë, ndërsa gomat që dogjën në pjesën e përparme të bashkisë krijuan tym. Pas kësaj, policia u është përgjigjur duke i hedhur ujë. Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe përplasje me policët e vendosur para bashkisë.

Në fjalën e mbajtur gjatë protestës, shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, u shpreh se, “Bashkia e Tiranës është kthyer në një vend ku vijnë rilindasit dhe marrin para”. Ai shtoi se, “e vetmja mënyrë që të vendoset drejtësia, është arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj”.

Shpreh mirënjohjen ndaj qëndrestarëve që përballen me një pushtet të korruptuar e të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale. Pa arrestuar Erjon Veliajn, nuk ka drejtësi.

Eshtë kthyer Bashkia e Tiranës në një vend ku vjen një rilindas, ikën një tjetër, marrin disa para e ikin në shtëpi. As SPAK e askush nuk i bën dot për budallenj qytetarët e t’iu thotë që nuk dinte gjë Veliaj e Rama.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga protesta para bashkisë së Tiranës tha se, “vetëm kur SPAK të arrestojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn mund të thuhet se ky institucion ka nisur të punojë”.

SPAK është sot aleat në bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, është partneri i tyre në krim, u shpreh Blushi.

Më herët, Policia e Tiranës njoftoi se ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e sërish apeloi të shmangen aktet e dhunës. Për shkak të protestës, edhe sot pati bllokim të trafikut në bulevardin pranë bashkisë e devijim të lëvizjes së makinave. Drejtuesit e automjeteve u këshilluan të zgjidhnin rrugë alternative si Unaza e Madhe apo e Mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE