“The National”: Eksploroni zonat rurale të Shqipërisë!

vovalbania July 05, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“The National”: Eksploroni zonat rurale të Shqipërisë!

“Shqipëria është shndërruar në një destinacion popullor këtë vit, me pushuesit që dynden në vendin ballkanik, edhe falë Rivierës së saj mahnitëse bregdetare”, shkruan Zinara Rathnayake në një artikull të botuar në “The National”.

Vitin e kaluar, vendi mesdhetar priti mbi 10 milion vizitorë dhe unë pata fatin të jem një prej tyre. Me të mbërritur natën vonë në Shkodër, një orë e gjysmë në veri të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, mikpritësi im më mirëpret me një pjatë me petulla, të shërbyera me reçel të bërë në shtëpi. U ndjeva menjëherë e mirëpritur dhe ishte një ndjesi që më shoqëroi gjatë gjithë vizitës sime në Shqipëri.

Me një popullsi prej rreth 200 mijë banorësh, Shkodra, mes Malit të Zi dhe Alpeve shqiptare të mbuluara me borë, shpesh është vendpushim për vizitorët. Por, qyteti ia vlen të eksplorohet për shtigjet e tij që të çojnë në Kalanë 400-vjeçare të Rozafës, aty ku dy lumenj formojnë shirita përgjatë peizazhit përreth.

Gjithashtu, Shkodra është e përkryer për t’u eksploruar me biçikletë nëpër rrugët e saj me kalldrëm, para se të niseni për në fshat. Një shëtitje 70-minutëshe me varkë nëpër kanionet e larta të rezervuarit të Liqenit të Komanit më çoi në një bujtinë në malet veriore, me pamje nga një liqen blu smerald, i rrethuar nga shkëmbinjtë e thyer. Një tufë pulash, një dhi dhe një mace dembele më bënin shoqëri gjatë qëndrimit tim.

Agroturizmi po ndihmon për të vendosur Shqipërinë rurale në hartën e turizmit duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja ekonomike.

Më pas, qyteti i radhës ishte Berati, një vend 2400-vjeçar i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këtu, Lumi Osum kalon pranë qytetit dhe lagjja e vjetër e qytetit strehon rezidenca të epokës osmane me çati të kuqe qeramike, mure të bardhë dhe dritare prej druri.

Ato janë të vendosura aq ngushtë së bashku, sa duket sikur dritaret e gjera janë grumbulluar mbi njëra-tjetrën, duke i dhënë qytetit pseudonimin e tij, “qyteti i një mbi një dritareve”. Në majë të një kodre të pjerrët aty pranë ndodhej Kalaja e Beratit, një kështjellë e shekullit të XIII me mure të lashta të ruajtura, kisha, banesa lokale të kthyera në shtëpi dhe restorante. Berati mund të jetë i mbushur plot me vizitorë, veçanërisht gjatë sezonit veror. Një kënaqësi e madhe i pret të gjithe ata që janë në kërkim të aktiviteteve në natyrë dhe vendstrehimeve të qeta, në të gjithë fshatin shqiptar.

Në Rubik, një qytet i vogël në jug të Shkodrës, qëndrova për gati një javë në një kasolle komode prej druri. Mëngjesi ishte vendas dhe sezonal me byrek, pispili e petulla të servirura me reçel fiku. Ditët i kalova duke vizituar kishën e fshatit dhe duke ecur në një burim të izoluar natyrore përgjatë lumit ose duke shijuar një drekë me qofte tradicionale, speca të mbushura dhe pilaf.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE