Biden i vendosur, nuk tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden i vendosur, nuk tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se vetëm “Zoti i plotfuqishëm” mund ta bindë atë të heqë dorë nga përpjekja për t’u rizgjedhur. Biden i bëri këto komente në një intervistë për ABC News, në përpjekje për t’i larguar dyshimet dhe shqetësimet demokratëve rreth garimit të tij në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024.

Përsëri, Biden e cilësoi si “një episod të keq” paraqitjen e tij të dobët në debatin presidencial kundër rivalit republikan, Donald Trump, në përballjen e 27 qershorit në CNN.

Nuk ka tregues për ndonjë sëmundje serioze. Isha i dërrmuar. Nuk ua vura veshin instinkteve të mia në lidhje përgatitjet… ishte një natë e keqe, tha Biden, 81 vjeç. Kisha thjesht një natë të keqe. Nuk e di përse.

Biden u pyet vazhdimisht nga moderatori George Stephanopoulos nëse ishte real në besimin e tij se mund t’ia dalë që ta mposhtë Trumpin duke parë sondazhet mes tyre dhe rritjen e shqetësimeve nga demokratët.

Mendoj se askush tjetër nuk është më i kualifikuar, theksoi Biden.

Sipas tij, sondazhet nuk janë të sakta. I pyetur nëse do të hiqte dorë nëse ndonjë nga demokratët në Kongres do t’i dëmtonte shanset për t’u rizgjedhur në nëntor, Joe Biden theksoi:

Nëse Zoti i plotfuqishëm vjen dhe ma kërkon këtë, atëherë mund ta bëj.

Presidenti iu përgjigj pyetjeve disi më qartë se në debatin kundër Trumpit javën e kaluar, por zëri i tij përsëri dukej i dobët dhe herë pas here i ngjirur. Në fillim të kësaj jave, një sondazh konkludoi se një në tre demokratë mendon se Biden duhet t’i japë fund garës së tij për rizgjedhje, pas debatit të javës së kaluar me republikanin Donald Trump.

Sondazhi dyditor që u mbyll të martën, zbuloi se Trump, 78 vjeç dhe Biden, 81, ruajnë mbështetjen e 40% të votuesve të regjistruar. Afro 32% e demokratëve në sondazh kanë thënë se shefi i Shtëpisë së Bardhë duhet të heqë dorë nga gara për rizgjedhje pas debatit të 27 qershorit.

Në atë debat, Biden pati belbëzuar gjatë gjithë kohës dhe nuk ka arritur t’i sfidojë sulmet e Trumpit, të cilat, në shumë raste, kanë përfshirë pretendime të rreme. Vetë Biden pranoi se nuk pati paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin, por vuri në dukje se rizgjedhja e tij “do ta shkatërronte demokracinë”.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE