Britani e Madhe, Rishi Sunak dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Konservatore!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Britani e Madhe, Rishi Sunak dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Konservatore!

Kryeministri britanik, Rishi Sunak njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqje si lider i Partisë Konservatore pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e 4 korrikut 2024. Por, Sunak do të qëndrojë në postin e tij derisa të emërohet një pasardhës. Në një fjalim solemn, ai shprehu keqardhjen para kombit dhe pranoi thirrjen e qartë të votuesve për ndryshim.

Së shpejti do të takoj madhërinë e tij, mbretin, për t’i ofruar vendit dorëheqjen time si kryeministër. Do të doja të them para së gjithash, më vjen keq! Unë i kam dhënë gjithçka kësaj pune, por ju keni dërguar një sinjal të qartë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ndryshojë dhe gjykimi juaj është i vetmi që ka rëndësi. Kam dëgjuar zemërimin tuaj, zhgënjimin tuaj. Dhe unë marr përgjegjësinë për këtë humbje.

Në fjalën e tij, Sunak lavdëroi Keir Starmerin, kreun e Partisë Laburiste, i cili do të bëhet kryeministri i ri.

Përderisa ai ka qenë kundërshtari im politik, Keir Starmer së shpejti do të bëhet kryeministri ynë. Në këtë punë, sukseset e tij do të jenë të gjitha sukseset tona dhe i uroj atij e familjes, suksese! Çfarëdo mosmarrëveshjeje që kemi pasur në këtë fushatë, ai është i denjë, njeri me shpirt publik të cilin unë e respektoj.

Elektorati i dha goditje të madhe konservatorëve britanikë të kryeministrit Rishi Sunak, në pushtet që nga viti 2010. Në zgjedhjet e vitit 2019, konservatorët fituan 365 vende dhe laburistët 202. Që atëherë, dorëheqjet, përjashtimet dhe disa ngjarje të tjera e reduktuan shumicën e konservatorëve. Aktualisht, konservatorët kanë 344 vende, laburistët 205.

Rezultati i fundit, i 4 korrikut, tregoi se Britania ka shmangur trendin e kthimit nga e djathta, çka shihet kohët e fundit në Europë, përfshirë Francën dhe Italinë. Shumë rryma të njëjta populiste paraqiten në Britani. Lideri i Reform UK, Nigel Farage, bëri fushatë me mesazhe kundër emigrantëve dhe mori një pjesë të mbështetësve nga konservatorët, të cilët pritej të përballeshin me zhgënjim.

Britania ka përjetuar disa vite të trazuara, pjesërisht për fajin e konservatorëve që kanë shkaktuar pesimizëm në mesin e shumë votuesve për të ardhmen e vendit të tyre.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, pasuar nga pandemia e COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës i dhanë goditje të rënda ekonomisë. Festat që shpërfillën rregullat e izolimit, të organizuara nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson dhe stafi i tij, shkaktuan zemërim të gjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE