Detaje të tjera nga vrasja e 23-vjeçarit/ Autori: “Gruaja më thoshte sa kënaqej me të dashurin”

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të tjera nga vrasja e 23-vjeçarit/ Autori: “Gruaja më thoshte sa kënaqej me të dashurin”

Xhuliano Miho është 39-vjeçari që mbrëmjen e kaluar vrau me thikë të dashurin e bashkëshortes me të cilën ishte në proces divorci.

Sipas hetimeve, Miho pasi u takua me 23-vjeçarin Xhimi Baka në një rrugicë pranë shkollës “Petro Sota”, Fier e ka qëlluar të paktën 3 herë me thikë pas një debati që kanë patur për motive xhelozie.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici ka thënë se thika ka qenë e viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”.

Autori dhe bashkëshortja e tij ishin në proces divorci, por prej disa muajsh ajo kishte marrë dy fëmijët, ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin.

Ky i fundit edhe pse kishte 10 vite diferencë me 33-vjeçaren, kishte lënë Tepelenën për të jetuar në Fier me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE