“Fitore historike”, De La Fuente: “Tani po, e fitojmë ne Euro 2024”!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Fitore historike”, De La Fuente: “Tani po, e fitojmë ne Euro 2024”!

Spanja regjistroi një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në çerekfinalen e Europianit. Furia Roja e zgjidhi çështjen e kualifikimit vetëm në kohën shtesë falë suksesit 2-1, kur Mikel Merino goditi saktë me kokë pas krosimit të Dani Olmos. Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh shumë i kënaqur, teksa gjatë deklaratës së tij tha:

Ta vlerësojmë këtë arritje dhe të shijojmë momentin. Do ta shohim se si do të rikuperohemi fizikisht për gjysmëfinalen. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të jenë gati. Drejtoj një skuadër të jashtëzakonshme. Për mua është krenari që drejtoj lojtarë të tillë. I njoh prej vitesh shumë prej tyre. Ata janë mësuar të luajnë në nivele të larta dhe janë gati ta fitojnë Europianin.

De la Fuente shtoi më tej:

Sigurisht, ka vend për përmirësim. Por nuk mund të dyshojmë për asnjë moment për krenarinë, cilësitë dhe përkushtimin e lojtarëve.

Trajneri 63-vjeçar i iberikëve përfundoi duke theksuar se fitorja ndaj Gjermanisë do të futet në histori.

Kjo është një mbrëmje historike. Jam krenar që përfaqësoj vendin tim. Se sa larg do të shkojmë, kjo mbetet për t’u parë, por jam plotësisht i bindur që mund të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë trofeun.

Ju rikujtojmë se, gjermanët janë të irrituar jashtëzakonisht me arbitrin Anthony Taylor. Rudi Voller, drejtor i kombëtareve të Gjermanisë në vërshëllimën finale zbriti nga tribuna, hyri në fushë dhe ju drejtua me tone të forta drejtuesit të garës. Fytyra e Taylor ka përfunduar në të gjitha faqet e para të mjeteve gjermane të informimit. Pranë lotëve të Tony Kroos, që ju bënë nderimet e duhura nga publiku i Stuttgart-it në përfundim të asaj që rezultoi ndeshja e tij e fundit në karrierë. Pranë zhgënjimit të një populli që ëndërronte të shikonte skuadrën e tij të arrinte në Berlin. Por pas Botërorit të 2006 erdhi një tjetër zhgënjim në shtëpi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE