Monica Bellucci ia dedikon partnerit çmimin prestigjioz të fituar!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Monica Bellucci ia dedikon partnerit çmimin prestigjioz të fituar!

Së fundmi aktorja e njohur Monica Bellucci mori Golden Globe për “Lifetime Achievement”. Aktorja mbërriti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me partnerin e saj dhe regjisorin Tim Burton, të cilit dëshironte t’i kushtonte çmimin prestigjioz: “Faleminderit Tim që ishte këtu. Dashuria në moshën 60-vjeçare, një takim shpirtrash.”

Bellucci dhe Burton dorë për dore, mbërritën në Akademinë Gjermane në Romë, Villa Massimo, ku aktorja mori mblodhi Golden Globe for Lifetime Achievement për promovimin e kinemasë italiane në botë. “Rruga ime ishte atipike, por më lejoi të takoj shumë njerëz të talentuar që më ndihmuan të përmirësohem. Këtë çmim ua dedikoj vajzave të mia, të cilat më mësojnë gjithmonë shumë gjëra. Faleminderit familjes time dhe Tim-it që janë këtu”-tha Bellucci.

58-vjeçarja italiane, në një intervistë për “Elle France”, tha se e dashuron 64-vjeçarin amerikan duke u shprehur se: “Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”,-tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.

Aktorja italiane foli përsëri për partnerin e saj duke u shprehur se:

E njoh si burrë, e dua dhe tani do ta njoh si regjisor, një tjetër aventurë fillon. Le të themi se gjeta te Tim një shpirt të mrekullueshëm, një shpirt spektakolar, dikë që ka një botë ëndrrash. Ai është i mrekullueshëm, sigurisht që është.

Monica dhe Tim janë takuar 16 vjet më parë, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion. Tim Burton ka qenë i martuar nga viti 1989 deri në 1993 me artisten Lena Gieseke, më pas pati një lidhje me Lisa Marie dhe me Helena Bonham Carter. Prej saj regjisori pati dy fëmijë. Bellucci nga ana tjetër la dy vajza me ish-bashkëshortin e saj Vincent Cassel.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE