Në “BBV3” ishin armike, por ja çfarë ka ndodhur mes Roza Latit dhe Françeska Muratit!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në “BBV3” ishin armike, por ja çfarë ka ndodhur mes Roza Latit dhe Françeska Muratit!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Gjatë edicionit të BBV3, dy nga ish-banoret Roza Lati dhe Franceska Murati janë kondiseruar gjithmonë si armike me njëra-tjetrën, pasi shpesh herë kanë pasur debate dhe keqkuptime. Ama duket se tashmë me mbarimin e edicionit, marrëdhënia e tyre ka ndryshuar dhe vajzat kanë vendosur t’i lënë pas keqkuptimet dhe të krijojnë një miqësi të re. Së fundmi Roza dhe Franceska kanë postuar foto dhe video, ku kanë treguar se po shijojnë pushimet së bashku në jugun e Shqipërisë.

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ish-banorja Françeska Murati u shpreh se bashkëshorti i saj dhe ish-banori Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë, ku Bardhi nuk ka mundur të kalojë dot. Në përgjigjen e saj Françeska nuk ka ngurruar të ‘thumbojë’ edhe Sara Gjordenin, ish-banoren dhe partneren e Bardhit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE