Parashikimi i motit, e shtunë, 6 korrik!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në juglindje, në orët e mesditës.
Era fryn me drejtim veriperëndim – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
21/34
Diell
Kukës
17/31
Diell re
Lezhë
22/35
Diell
Dibër
15/30
Diell re
Durrës
21/35
Diell
Tiranë
23/36
Diell
Elbasan
20/36
Diell re
Berat
20/36
Diell re
Vlorë
21/35
Diell
Korçë
16/27
Diell re
Gjirokastër
18/36
Diell re
Sarandë
23/36
Diell