Shakira përkrah publikisht komunitetin LGBTQ+!
Shakira është një artiste që mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të saj. Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja publikoi një foto për të festuar muajin e Krenarisë, duke shprehur mbështetjen e saj të qartë për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+.
“Shpresoj që të gjithë të keni pasur një muaj të mrekullueshëm të Krenarisë! Gjithmonë mbështes barazinë, lirinë e dashurisë dhe miqësisë!”-shkruante ajo në postimin e saj. Kjo shprehje e hapur e mbështetjes për një çështje të rëndësishme shoqërore nuk u prit mirë, duke shkaktuar reagime të ndryshme në komentet nën postimin e saj. Disa fansa i shprehën mbështetjen e tyre plotësisht, ndërsa të tjerë u shprehen me skeptikë ndaj pikëpamjeve të artistes.
“Me këto komente nuk më habit pse Amerika Latine është ashtu siç është”, “Zoti im, çfarë po ndodh me botën”, “Përkrah degradimin e njerëzimit”, “Beso, lamtumirë”, “Shakira, ti ke fëmijë, analizoji gjërat si një nënë e përgjegjshme dhe promovo etikën e duhur për mbrojtjen e fëmijëve”, ishin vetëm disa nga komentet që këngëtarja mori.
Ylli i muzikës pop ka ritheksuar së fundmi nuk është e përqendruar në lidhje romantike për momentin pas thashethemeve për lidhje të ndryshme që kanë qarkulluar për të këtë vit, duke përfshirë Tom Cruise dhe Lewis Hamilton. “Unë nuk po mendoj për këtë”-i tha Rolling Stone këngëtarja 47 vjeçare për kopertinën e saj korrik-gusht 2024. Ajo më pas pyeti: “Çfarë hapësire kam për një burrë tani?” Por, Shakira është e hapur për takime në të ardhmen. “Çfarë mund t’ju them, më pëlqejnë burrat. Ky është problemi. Nuk duhet t’i pëlqej ata me gjithçka që më ka ndodhur, por më pëlqejnë akoma.”
Artistja pranoi se ajo nuk është gati për një marrëdhënie romantike. “Unë mendoj se fëmijët e mi duhet të jenë shumë të përgatitur për këtë dhe mirëqenia e tyre emocionale dhe psikologjike ka përparësi për mua,”-tha ajo për revistën. Megjithatë, Shakira sugjeroi se do të konsideronte një lidhje nëse vjen natyrshëm. Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022 pas 11 vitesh së bashku. Ata kanë dy djem Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç.