Suedia bëhet vendi i parë që paguan gjyshërit për t’u kujdesur për nipërit e mbesat e tyre!
vovalbania
July 06, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Suedia është një nga vendet lider në fushën e politikës sociale dhe këtë e ka treguar edhe me ligjin e ri të ndërmarrë së fundmi.
Nga 1 korriku, prindërit do të mund t’ua transferojnë kujdesin prindërve të tyre, kështu që gjyshërit do të mund të kujdesen për nipërit e mbesat dhe të paguhen, për 45 ditë në vit ose për 90 ditë, nëse fëmija vjen nga një prind i vetëm.
Ligji u lë shumë liri veprimi përfituesve për t’u dhënë leje anëtarëve të tjerë të familjes apo edhe miqve që mund t’i ndihmojnë ata në rritjen e fëmijëve të tyre.
Që të zbatohet ky ligj, fëmija duhet të jetë së paku 15 muajsh dhe personi tek i cili do të transferohet nuk duhet të jetë duke punuar apo studiuar gjatë kohës në fjalë.