Të tri albumet e Dua Lipa-s në listën e 10 albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Të tri albumet e Dua Lipa-s në listën e 10 albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke iu gëzuar sukseseve të shumta në rrafshin ndërkombëtar. Aktualisht, tri albumet e karrierës së sua, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti – janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në MB, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shprehte mirënjohjen e fansave të saj për këtë sukses të shënuar. “Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë! Fëmijët e mi po më bëjnë shumë krenar. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më lejuat të jem kolonë zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8/9 viteve”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive. Albumi i saj i tretë “Radical Optimism” është publikuar në maj dhe ja rezultuar mjaft i suksesshëm.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival. Artistja me prejardhje nga Kosova, ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve. BBC shkruan se ylli i popit u ngjit në skenë me një performancë ambicioze dhe dinamike. Ajo doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e hapur performancën e saj me një seri të përsosur të këngëve prej pesë hitesh: “Training Season”, “One Kiss”, “Illusion”, “Break My Heart” dhe “Levitating”.

Mediat e njohura britanike gjithashtu vlerësuan koreografitë e saj, të cilat thuhet se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës. Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”. Gjatë performancës ajo vazhdimisht tha se e kishte manifestuar pikërisht momentin kur do të performonte në Glastonbury duke theksuar gjithashtu se kishte ëndërruar që të ishte artistja kryesore e këtij festivali edhe përpara se të regjistronte albumin e saj të parë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE