Trajneri i Holandës, Ronald Koeman: Duhet luftë për të mundur Turqinë!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trajneri i Holandës, Ronald Koeman: Duhet luftë për të mundur Turqinë!

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman kërkon që skuadra e tij të mposhtë entuziasmin turk në këtë përballje. “Unë kam disa eksperienca përballë ekipeve turke dhe kur luan kundër tyre, atmosfera është gjithmonë e shkëlqyer.

Ne duhet që të mbajmë topin sa më shumë në zotërim dhe ata do të qetësohen. Ne duhet të jemi të ftohtë në fushë dhe me mendje të kthjellët për atë që duhet të bëjmë”.

KAPËRCIMI – Triumfi 3-0 ndaj Rumanisë, ishte si një kapërcim i vështirësive. “Në ndeshjen e fundit kemi bërë një ndeshje fantastike dhe nëse do të vijojmë me këtë formë, do të mbetemi gjatë në këtë kompeticion. Çdo ndeshje është shumë e vështirë dhe këtë e kemi parë me Anglinë që shënoi në sekondat e fundit, apo Portugalia që u kualifilkua me penallti. Duhet të luftosh shumë për të patur sukses në një ndeshje”, ka vijuar Koeman.

GJYSMËFINALET – Për trajnerin Kuman, synimi është që skuadra të shmangë një gol të pësuar në fillim. “Nëse duam që të ecim më tej, duhet të mos pësojmë të parët. Duhet të bëjmë mirë detyrat për të minimizuar çdo mundësi të tyren për të shënuar”, ka deklaruar Ronald Koeman.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE