Ukrainasit pretendojnë se mbrëmë vranë 1260 ushtarë rusë dhe rrëzuan 24 dronë Shahed!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukrainasit pretendojnë se mbrëmë vranë 1260 ushtarë rusë dhe rrëzuan 24 dronë Shahed!

Forcat ukrainase të mbrojtjes kanë rrëzuar mbrëmë 24 nga 27 dronë sulmues rusë Shahed.

Sipas tij, natën e 6 korrikut 2024, pushtuesit rusë sulmuan Ukrainën me 32 UAV-të luftarake Shahed-131/136 nga Krimea e pushtuar përkohësisht dhe nga rajoni Primorsko-Akhtarsk i Rusisë.

Sulmi i armikut u zmbraps nga aeroplanët luftarakë, njësitë e raketave anti-ajrore dhe njësitë EW të Forcave Ajrore dhe grupet e lëvizshme të zjarrit të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës, raporton ukinform.

Gjithashtu mbrojtësit ukrainas eliminuan 1260 ushtarë rusë gjatë natës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të AFU, humbjet totale të ushtrisë ruse arritën në 549840 njerëz.

Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se dëshiron të dyfishojë kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës gjatë verës, pasi shteti pranoi sistemin e tretë Patriot nga Gjermania më 5 korrik. Moska në pranverë rinisi sulmet e saj ajrore ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Zelensky tha se shteti i tij ka nevojë edhe për të paktën shtatë sisteme Patriot – të prodhimit amerikan – për të mbrojtur veten.

“Ua kam caktuar për detyrë ekipit tim që të dyfishojnë aftësitë tona të mbrojtjes gjatë kësaj vere, kryesisht me Patriot dhe [sisteme] të tjera”, tha Zelensky, duke iu referuar sistemit amerikan, Hawk dhe atij gjerman, Iris.

Kievi shpreson që do të arrijë të marrë më shumë mbrojtje ajrore nga mbështetësit e saj gjatë samitit të NATO-s që do të mbahet në Uashington javën e ardhshme. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Kievi pritet të marrë “lajme të mira” gjatë samitit. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe rregullisht përdor arsenalin e saj me raketa dhe dronë për të kryer sulme ajrore nga distanca.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66156 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE