Viktor Orban: Qëllimi i NATO-s duhet të jetë paqja, jo lufta pambarim!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Viktor Orban: Qëllimi i NATO-s duhet të jetë paqja, jo lufta pambarim!

Kryeministri hungarez Viktor Orban teksa është në një vizitë në Moskë, ka publikuar sot një opinion të mprehtë në rrjetin Neewsweek ku paralajmëron se NATO “rrezikon të kryejë vetëvrasje pasi e ka kthyer luftën në axhendën e saj kryesore”.

Orban shtonte se aleanca ishte krijuar fillimisht me një natyrë “paqësore” e “difensive” por tashmë përfshirja e saj në konfliktin e rëndë në Ukrainë nën udhëheqjen e SHBA mudn të sjellë konfrontim me Rusinë dhe pasoja katastrofike.

Dje Orban nisi vizitën surprizë në Moskë ku u takua me presidentin Vladimir Putin, duke qartësuar se ishte një mision “paqeruajtjeje.”

Duke mbyllur bisedimet për arritjen e paqes në Ukrainë, Orban tha se pozitat e Moskës e Kievit mbeteshin larg, por palët kanë nisur hapin e rëndësishëm të mbajtjes së kontakteve.

Hungaria është anëtare e NATO-s që prej vitit 1999.

Por kryeministri shtonte sot në artikull se “shumë më tepër zëra brenda NATO-s mbrojnë nevojën dhe paevitueshmërinë e konfrontimit ushtarak me qendra të tjera gjeopolitike të botës.”

Ai paralamëronte se kjo mendësi “funksionon si një profeci vetë-realizimi”, duke iu referuar disa vendeve që kanë shprehur mundësinë e operacioneve të NATO-s në Ukrainë.

Në opinionin e Orban thuhet se “nëse NATO nuk ndryshon kurs tani do të kryejë vetëvrasje.”

“NATO po i afrohet një momenti kyç. Kjo aleancë e suksesshme ushtarake u krijua si në projekt paqeje, ndërsa sot axhenda e saj është gjetja e luftës. Kjo është kundër vlerave të aleancës dhe eksperienca historike e Hungarisë tregon se ky transformim nuk çon në një drejtim të mirë. Detyra jonë sot është të ruajmë aleancën si një projekt paqeje”, tha mes të tjerash Orban, në artikullin e Neewsweek.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE