Detaje të reja rreth ndryshimeve që vijnë në aplikacionin Photos me prezantimin e iOS 18!

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të reja rreth ndryshimeve që vijnë në aplikacionin Photos me prezantimin e iOS 18!

Një aplikacion që merr një pamje të re në iOS 18 është aplikacioni Photos. Bëhet e ditur se treshja drejtuese e Apple, Jon McCormak, Della Huff dhe Billy Sorrentino, kanë diskutuar ridizajnimin e aplikacionit. Aplikacioni i ridizajnuar Photos do të gjendet në iOS 18, iPadOS 18 dhe MacOS Sequoia dhe do të mundësohet nga Apple Intelligence. Kjo e fundit është ajo që kompania po e quan ‘zhytjen e saj të parë’ në botën e Inteligjencës Artificiale. Apple ka thënë më parë se aplikacioni Photos do t’i nënshtrohet “ridizajnimit më të madh ndonjëherë” me përditësimin e iOS 18.

Aplikacioni, së bashku me Safari dhe Mail, është një nga aplikacionet më të përdorura në iOS. Veçoritë që vijnë në të përfshijnë një ndërfaqe të re me një rrjet të vetëm me muajin dhe vitin e listuar më poshtë për ta bërë më të lehtë gjetjen e një fotoje ose videoje të realizuar në një datë specifike. Një veçori tjetër e re do të organizojë fotot dhe videot sipas temës. Siç raportohet, versioni i qëndrueshëm dhe përfundimtar i iOS 18 pritet të dalë në shtator.

Google Photos sapo ka zbuluar gjithashtu edhe përditësimin e ri në aplikacion i quajtur “My Week”, i cili ju lejon ju dhe miqtë tuaj “të pëlqeni” fotot dhe videot e përbashkëta. Ky thuhet të jetë një ndryshim mjaft i rëndësishëm për Google Photos e cila fokusohet kryesisht t’i ndihmojë përdoruesit e saj të organizojnë fotot. Funksioni “My Week” është përfolur si një mënyrë për ta bërë më të lehtë ndarjen e momenteve tuaja.

Në vend të dërgimit të fotografive individuale në grupe, “My Week” ju ofron një koleksion të momenteve tuaja më të mira. Gjithashtu, ju do të jeni në gjendje të reagoni ndaj fotove dhe videove që shpërndajnë miqtë ose familjarët tuaj, njësoj si në rrjete sociale. Bëhet e ditur se funksioni ende është në zhvillim e sipër dhe nuk dihet se kur Google do ta prezantojë atë zyrtarisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE