E imitoi në “Portokalli”, ja çfarë i ka thënë Grida Duma aktores!
Aktorja e njohur e “Portokallisë”, Anxhi Muça, ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Mos i bjer me Top”, ku ka treguar se si ka nisur rrugëtimi i saj në emisionin e humorit. Ajo tregon se vjen nga një familje e thjeshtë dhe se nuk kanë aspak lidhje me artin dhe se është ajo e para që e ka nisur këtë rrugë.
Anxhi në “Portokalli” ka ardhur në imitime perfekte të personazheve të “Big Brother VIP”, si Heidi Baci, Olta Gixhari, por edhe të ish-politikanes dhe moderatores së “Top Story”, Grida Duma.
Le të themi se ishte rastësi në atë sezon, e kisha në plan patjetër, e kam patur në plan Portokallinë që në fëmijëri. Jam rritur me Portokallinë dhe e kisha si ëndërr më vete. Atë sezon thashë jo se isha dhe në universitet. Thashë ta mbaroj dhe pastaj ndoshta jam më gati për ta ndjekur. Në nëntor të 2022, Ledio Lako më shkruan për një rol që i duhej në Portokalli. Unë erdha, e mbaruam numrin dhe thashë ‘është momenti im pse jo të provoj diçka tjetër’.
Kam ardhur me konkurs për Grida Dumën, imitim të Grida Dumës. Ka qenë dalja ime e parë me rol kryesor “Porto Story” dhe me vetë Gridën në skenë. Në atë kohë sapo kishte filluar. Emocioni më i madh ishte se kisha vetë Gridën aty. Emocionet e mia ishin dyfish, shkoi jashtëzakonisht shumë mirë.
Edhe vetë Grida u kënaq pafund edhe e priti shumë mirë. Më bëri shumë përshtypje, erdhi e më tha ‘dukesh shumë bukur sot, shijoje, është momenti jot, mos e vrit mendjen për asgjë