Franca ‘dënon fuqimisht’ vendimin e Izraelit për zgjerimin e kolonive të reja në tokat palestineze !

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca ‘dënon fuqimisht’ vendimin e Izraelit për zgjerimin e kolonive të reja në tokat palestineze !

Ky vendimi qeverisë izraelite është është “shumë i rëndë” prej masës dhe pasojave mbi paqen apo stabilitetin e mundshëm në Bregun Perëndimor dhe rajonin, tha ministria franceze.

Ministria dënonte vendimin e ditëve të fundit për zgjerimin e kolonive të jashtëligjshme hebreje në tokat e pushtuara palestineze.

Në dokument përmendej, “njohja zyrtare e pesë vendbanimeve të reja dhe aprovimi planeve për ndërtimin e 5,000 njësive të banimit në kolonitë e Bregut Perëndimor si dhe sekuestrimi i 1,200 hektarëve tokë në luginen e lumit Jordan.

Ministria e jashtme franceze kujtonte se autoritetet izraelite kanë aprovuar ndërtimin e rreth 20,000 njësive rezidenciale dhe sekuestrimin e 2,300 hektarëve tokë në Bregun Perëndimor  që prej vitit 2023, që janë shifra absurde dhe të “paprecedenta” që prej Akordit të Oslos.

“Kolonizimi izraelit i territoreve palestineze duke përfshirë dhe Jeruzalemin Lindor është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe një pengesë madhore për paqen në konflikt”, shtonin zyrtarët, sipas rrjetit turk Anadolu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE