Kryeministri hungarez Orban në Kinë për arritjen e paqes në Ukrainë!

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri hungarez Orban në Kinë për arritjen e paqes në Ukrainë!

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit ka kryesimin e radhës së Bashkimit Europian, sot takoi presidentin kinez, Xi Jinping, pak pasi zhvilloi bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, për një marrëveshje të mundshme të paqes në Ukrainë e që zemëroi disa udhëheqës të Unionit.

Sipas medias shtetërore kineze, Orban dhe Xi u takuan në Pekin, në një prej rezidencave presidenciale. Kina që mban raporte të ngushta me Rusinë ka promovuar një plan të vetin të paqes me gjashtë pika, ndërsa Orban ka nisur një “mision për paqe”, pasi shteti i tij mori udhëheqjen e Presidencës së BE-së në fillim të këtij muaji.

Misioni i Paqes 3.0, shkroi ai në X – që më herët njihej si Twitter, pasi arriti në Pekin.

Vizita e liderit hungarez në vendin aziatik realizohet pasi u takua në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por po ashtu pati një ndalesë në Kremlin, që nxiti reagime të ashpra nga aleatët e tij.

Kina është një fuqi kyçe në krijimin e kushteve për paqe në luftën Rusi-Ukrainë, shkroi Orban në X, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ai po takohej me Xi-në vetëm dy muaj pasi udhëheqësi kinez vizitoi Budapestin.

Ne e çmojmë shumë nismën tuaj të paqes në lidhje me konfliktin në vendin fqinj të Hungarisë, citohet të ketë thënë Orban në takimin me Xi-në të raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve në Hungari, MTI. Eshtë shumë e rëndësishme për hungarezët që Kina të nxisë paqen në botë, tha Orban.

Kryeministri hungarez njihet si kritik i ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe është udhëheqësi europian që ka raportet më të mira me Xi-në e Putinin. Vizita e tij në Kinë vjen para se të mbahet samiti i NATO-s në Uashington, ku do të trajtohet çështja e ofrimit të mëtejshmëm të ndihmës për Ukrainën.

Po ashtu, kjo vizitë po realizohet pas vendimit të javës së kaluar të Komisionit Europian për të vendosur tarifa prej 37.6% ndaj importeve të makinave elektrike të prodhuara në Kinë. Hungaria është shndërruar në një partnere të rëndësishme tregtare të Kinës, ndryshe nga disa shtete të tjera të BE-së që duan të jenë më pak të varura nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE