Mbi 31 persona të vrarë nga sulmet ruse, Zelensky paralajmëron: Do thërras takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 31 persona të vrarë nga sulmet ruse, Zelensky paralajmëron: Do thërras takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të bëjë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas një sulmi rus në një spital për fëmijë në Kiev të hënën.

Një sulm i madh raketor rus në të gjithë Ukrainën të hënën la të vdekur të paktën 31 persona dhe të plagosur 154, thanë zyrtarët, derisa një prej tyri goditi një spital të madh të fëmijëve në kryeqytetin e Kievit, raporton AP.

Breshëria gjatë ditës kishte në shënjestër pesë qytete ukrainase me më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme që goditën ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën publike, ka thënë presidenti, Volodymyr Zelensky në mediat sociale.

Sulmet në Kryvyi Rih, vendlindja e Zelenskyt në Ukrainën qendrore, lanë të vdekur 10 persona dhe plagosën 47 të tjerë. Kreu i administratës së qytetit, Oleksandr Vilkul, ka thënë se ishte një sulm masiv me raketa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE