Milan, prezantohet trajneri Fonseca: Dua të shpërblej besimin e dhënë!
Paulo Fonseca nis aventurën te Milani. Trajneri portugez ka thënë fjalë e tij të para si trajner i kuqezinjve, gjatë prezantimit para gazetarëve.
“Dua të falënderoj klubin për besimin që pati tek unë dhe te puna ime. Jam shumë i motivuar, i emocionuar dhe besimplotë se mund të bëj një punë të mirë. E di që vij në një klub që do të fitojë.
Isha në muze, pashë historinë e Milanit dhe me duhet të them që kam shumë ambicie për t’u bërë pjesë e kësaj historie. Zlatan (Ibrahimovic) më tregoi dhe hapësirën për trofetë e rinj.
Jam gati për të filluar këtë aventurë, mezi po pres. Jam i vetëdijshëm se është një përgjegjësi e madhe, por edhe një nder i madh. Milani është një klub universal. Kam shumë besim se do ta bëj të fitojë.
Duam të jemi një skuadër dominuese, kurajoze dhe agresive, që nuk i lë kundërshtarët të luajnë dhe që i bën krenarë tifozët“.
“E dimë që na duhet një sulmues. Po kërkojmë atë me karakteristikat e duhura. Sulmuesi ynë i ri duhet të jetë i fortë në 30 metrat e fundit. I kemi idetë e qarta, e dimë se çfarë lojtari duam dhe presim ta kemi këtu së shpejti.
Jam këtu edhe sepse besoj shumë te lojtarët që kemi. Besoj shumë te kjo organikë. Sigurisht që kemi nevojë për ndonjë lojtar, pasi ka disa pozicione ku mund të përmirësohemi“.
Fonseca foli edhe për përgjegjësitë që sjell objektivi titull, si dhe në lidhje me reduktimin e distancës me Interit që ka fituar derbet e fundit.
“Të gjithë trajnerët që vijnë këtu e bëjnë për të fituar, unë nuk jam ndryshe. E marr këtë përgjegjësi pa problem. Në lidhje me Interin mund të them se premtoj që do të luftoj në çdo ndeshje për të fituar. Dhe ndaj Interit nuk do të jetë ndryshe.
Ata janë të fortë, por ne duhet të luajmë me kurajo, pa patur frikë nga asgjë dhe me ambicien për të fituar gjithmonë“ – tha ai.