Në kërkim për abuzimet me fondet e BE në SASPAC, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia!
Biznesmeni Gazmend Haxhia, pronar i ‘Landways International’ i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, u arrestua nga policia sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit. Ndaj tij, gjykata kishte caktuar në mungesë masën e arrestit shtëpiak.
Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE.
SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.
Arrest në burg
1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj – koordinator i projektit EUSAIR
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’ – Nuk është ekzekutuar vendimi
4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landways International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landways International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj – konsulente financiare