Protokolli i veçantë i spanjollëve me Lamine Yamal!
Pas një sezoni super të suksesshëm në Top Albania Radio gjatë muajve Qershor – Korrik ‘Pasó’ vjen me një mbulim 360* të Kampionatit Europian të futbollit me “Paso Euro 2024”. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, lidhje direkte me qytetet ku luhen ndjeshjet, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë. Glent Nallbani na ka njohur me disa kuriozitete sa i përket ndodhive në kampionatin europian, e më saktësisht lidhur me Lamine Yamal, futbollisti më i ri i këtij Euro 2024.
Çdo moment, kujdestari qëndron bashkë me të, kur trajneri i flet në takime Yamal-it, kujdestari është aty. Kur del në intervista, kujdestari është gjithmonë aty. Pra, ai bën intervistë me një media të caktuar, por federata spanjolle ia ka reduktuar në maksimum daljet, vetëm në raste specifike mund të shfaqet Yamal-i përpara mediave, gjithsesi kujdestari do të jetë aty. Gjithashtu, këtë vit kur nisi kampionati europian ai kishte dhe provimet dhe i është dashur që për disa orë në ditë ai edhe të studiojë për provimet, të cilat i ka dhënë online. Në ditët që ka pasur provimet, përveç kujdestarit ka qenë dhe një psikolog që është marrë vetëm me Yamal-in, se si do ta përjetonte ndeshjen, emocionet e ndeshjes, emocionet e provimeve. Pra protokolli i Spanjës për këtë futbollist ka qenë tejet i veçantë dhe për çdo gjë kanë firmosur prindërit e tij, edhe për UEFA, edhe për federatën spanjolle sepse janë kushte që duhet t’i plotësojë Lamine Yamal si një minoren në këtë kampionat europian. E njëjta gjë ndodhi edhe me Gavi në Botërorin e Katarit.