Romeo dhe Heidi janë martuar në fshehtësi?

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kryefjala e Big Brother”, Heidi dhe Romeo shfaqen në Times Square

Romeo Veshaj ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother Vip, duke treguar pse zgjodhi të qëndrojë larg kamerave gjatë gjithë kësaj kohe.

“Aty brenda ishte vështirë. Kalova presion të madh. M’u desh pak kohë të rrija vetëm, me familjen, të jetoja me Heidin jashtë kamerave”.

Ai tha se falë hyrjes në Big Brother Vip, ka një vajzë të mrekullueshme në krah. Romeo gjithsesi theksoi se nuk do i kishte ndryshuar asgjë eksperiencës në BBV.

“Ka pasur ato momentet e bukura, falë atij emisioni unë sot kam një super vajzë në krah. Nuk do kisha ndryshuar asgjë, unë ky jam. Ka pasur momente të vështira por ka pasur edhe shumë momente të bukura”.

Për raportin e tij me Heidin, Romeo tha se martesa do të vijë dhe ka një plan për këtë gjë! “Ne ndoshta dhe jemi celebruar dhe nuk e di njeri. Martesa do të vijë, por çfarë kuptimi ka pa ia thënë asaj?! Patjetër që kemi një plan”.

Gjithashtu aktori tregoi edhe planet në muzikë. “Muzika është një nga hobit e mia. Kam tre materiale në studio. Një bashkëpunim të fortë do e nxjerr për shumë pak”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE