Romeo Veshaj thyen heshtjen! Flet për rikthimin në Top Channel

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo Veshaj thyen heshtjen! Flet për rikthimin në Top Channel

Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” ka folur në “Top Arena” për rikthimin e tij në ekran.

Fillimisht ai zbuloi se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka dashur që të kalojë kohë me familjen dhe të qetësohet.

Për sa i përket sezonit të ri, ai nuk do të jetë moderator por aktor, në krah të Elvana Gjatës, në serialin “Tenxherja Kapakun”.

Romeo Veshaj: Aty brenda ishte pak vështirë, kalova katër muaj e gjysëm në një presion të madh. Mu desh të jetoja pak kohë me familjen dhe me Heidin jashtë kamerave. Mendova që të mos kaloj kohë me njeri tjetër veçse familjes. Më mungon televizioni, por sërish nuk ka shumë kohë që jam shkëputur.  

Ed Manushi: Ti hyre në BBV si një nga personazhët e rëndësishëm të Top Channel pasi ishte pjesë e familjes. Ti përveç vetes tënde përfaqësoje edhe televizionin?!

Romeo Veshaj: Jam munduar që të përfaqësoj denjësisht televizionin. Jam munduar të mos ofendoj dhe fyej njeriu. Të mos i bie kujt në qafë. E shijova si eksperiencë. Njoha super-vajzën që unë kam në krah. Nuk do të bëja asnjë gjë ndryshe në rrugën time në BBV. Unë ky jam. Ka pas momente kur i kam thënë vetes ‘pse hyra brenda’.

Ed Manushi: Ti vjen sezonin e ri ndryshe. Vjen me një serial “Tenxherja Kapakun”

Romeo Veshaj: Është një super produksion që është punuar me shumë dashuri, si nga unë edhe Elvana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE