Së shpejti baba?! Capital T flet pa rezerva: “E shoh veten në një të ardhme të afërt me fëmijë dhe me familjen time!”

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti baba?! Capital T flet pa rezerva: “E shoh veten në një të ardhme të afërt me fëmijë dhe me familjen time!”

Këngëtari i njohur Capital T ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në Top Arena. I pyetur për “çështjet” e zemrës, ai u shpreh se është një njeri shumë familjar dhe se së shpejti e sheh veten e tij të martuar dhe baba.

Unë jam njeri shumë familjar, e dua shumë familjen. E shoh veten në një të ardhme të afërt me fëmijë dhe me familjen time. Por, ndryshe nga data e koncertit që është më 16 gusht, për dasmën nuk kemi menduar datë akoma, nuk kemi plane të afërta, por që normalisht është në planet e mia.

Kujtojmë se këngëtari dhe modelja e njohur Adrola Dushi përfliten prej kohësh se janë në një lidhje dashurie. Pak kohë më parë në një intervistë për Top Channel në “Se Luan Topi” Adrola nuk e tha emrin e të dashurit të saj, por e la të nënkuptohet kur tha se është në një romancë me djalin më të bukur, ndërsa në sfond ishte një nga këngët e Capital T.

Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T, shumë shpejt do të vijë në Tiranë për koncertin e tij. Artisti do të organizojë “Time Capsule” në kryeqytet më 16 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Capital T në rrjetet e tij sociale sociale. Deri tani nuk ka zbuluar ende detaje, por me siguri do jetë një mega-koncert. Ishte viti 2019 kur Capital T organizoi për herë të parë “Time Capsule” në Tiranë, duke thyer rekorde me pjesëmarrjen e fansave. Më pas, vitin që shkoi ai e mbajti koncertin në Prishtinë, ku mes shumë të tjerëve ishte i ftuar dhe artisti me famë ndërkombëtare Akon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE