Debate të forta në mbledhje/ Nuk miratohet projektvendimi i afateve për zgjedhjet në Himarë në Komisionin Rregullator të KQZ!
vovalbania
July 09, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Projektvendimi i afateve për zgjedhjet në Himarë nuk është miratuar në Komisionin Rregullator të KQZ.
Anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër miratimit në parim. Kryetarja mbylli mbledhjen pasi për miratimin e pr.vendimit duhej shumicë votash 4 me 1.
Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj tha se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme.
Ai theksoi se dekreti i presidentit Begaj është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kalohej afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji tha se Komisioni rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve.