Habitet “Top Arena”/ Fotografi: “Alesia Bami më kënaq me foto”!
Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Fotografi Altin Çelmeta, i ftuar në “Top Arena” foli për bashkëpunimin me moderatoren Alesia Bami dhe vlerësoi imazhin e saj.
Ed Manushi: Çfarë lloj fotografie do i bëje ti Alesia Bamit dhe ajo të shpërthente të gjitha spektret?Alesia Bami: Ne kemi bërë fotografi bashkë.
Altin Çelmeta: I kam bërë unë.
Ed Manushi: Ti ia ke bërë ato fotot në plazh, të zhveshur.
Alesia Bami: Jo të zhveshur, ato në plazh.
Altin Çelmeta: E veshur ishte?
Ed Manushi: Dhe ato me mish ti ia ke bërë?
Alesia Bami: Jo, ato me mish jo, por ato në plazh po. Faktikisht, është shumë profesionist.
Ed Manushi: Ku do ia bëje Merit një set fotografik special?
Altin Çelmeta: Me atë fustanin që ka veshur sot, vetëm në një vend me shumë pemë, që të ishte një me ambientin.
Ed Manushi: E shkrirë me natyrën! Zgjidhe vendin Meri dhe unë do të sjell fotografin. Do të bëjmë një set bashkë atje?
Meri Shehu: Patjetër.
Ed Manushi: Atë pasqyrën do ta mbaj unë, të bëj dritë ty. Po ti je dritë vetë mi.
Altin Çelmeta: Merit i vjen drita nga yjet.